×
  • Sport
  • Sport

    Unai Emery jep lajmin e madh për Granit Xhakën

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 18:41

    Unai Emery ka thënë se Granit Xhaka mund të luajë në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit


    Arsenali luan nesër me Eintracht Frankfurtin në kuadër të Europa Ligës dhe në këtë takim ka gjasë që të paraqitet në fushë edhe mesfushori me origjinë nga Prishtina, shkruan Reporteri.net

    Xhaka nuk ka luajtur që një kohë të gjatë, që nga ndeshja me Crystal Palace, ku kishte nisur edhe zyrtarisht luftën me tifozët e Arsenalit, të cilët e vërshëllyen gjatë kohës që ai po zëvendësohej me Sakan.

    “Ai është në grup dhe ka mundësi që do të luajë nesër,” ka thënë Emery.

    “Shpresoj se çdo tifoz do ta përkrah ekipin.

    “Rikthimi i Xhakës do të jetë i rëndësishëm për ne,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!