Shqipëria është goditur nga tërmete të forta, të cilët fatkeqësisht shënuan viktima dhe shumë të plagosur.
Teksa lëkundjet e territorit nuk ndalen, të gjithë janë duke u solidarizuar dhe ndihmuar Shqipërinë dhe të prekurit nga tërmetet. Së fundmi për një media italiane ka qenë portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha ai i cili ka dhënë një intervistë dhe në fjalën e tij është shprehur gjithashtu se vetë futbollistët e kombëtares po mbledhin fonde për të ndihmuar.
“Tërmeti që goditi Shqipërinë është një tragjedi, sepse po vazhdon. Dridhjet filluan muaj më parë, por nuk ishin shumë të rrezikshme. Popullsia është e frikësuar dhe gjëja më e keqe është se lëkundjet vazhdojnë.
Ndihma po mbërrin nga të gjitha anët dhe në mënyrë të veçantë popullis kosovar. Ata kanë hapur shtëpitë e tyre në mënyrë që shumë shqiptarë të shkojnë në Kosovë, si dhe kanë dhënë ndihmë të çdo lloji. Kjo është diçka e bukur në këtë situatë tragjike.Nne lojtarët e ekipit kombëtar po organizojmë gjithashtu një mbledhje fondesh dhe ndihmat po vijnë nga të gjitha anët”, ka thënë Etrit Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.