Morën vesh se toka e Shqipërisë po pësonte një dridhje të madhe dhe dy shqiptarë që jetojnë në Zvicër, njëri i Kosovës, Blerim Musolli, dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut, Arsim Tahiri, vendosën, pa e menduar dy herë, të shkonin në vend të ngjarjes dhe të ofronin ndihmën e tyre, në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Nga rrënojat e lëna në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm me magnidutë 6.4 ballë të Rihterit, për “BalkanWeb” ata thonë se se kur bëhet fjalë për shqiptarët, s’ka fare lidhje nëse ata jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo diku tjetër, por duhet të bashkohen për të dhënë kontribut.
“E lexova lajmin që kishte një dridhje të madhe. Vendosa për të ardhur deri të dielën, ndërsa shokët do rrinë më shumë”, tha Musolli.
Musolli ndërkaq tha se do të qëndrojë deri të dielën në Shqipëri, kurse tregoi se me ta ka ardhur edhe një shok tjetër i tyre, i cili, bashkë me Tahirin, do të qëndrojnë atje derisa të qetësohet gjendja.
Ndërsa Tahiri tha se “Kur bëhet pyetja për shqiptarët, s’ka lidhje ku jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. Menduam se duhet të vinim të ndihmonim vëllezërit tanë. E pamë në televizor dhe vendosëm të vinim”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.