×
  • Lajme
  • Shqipëria

    107-vjetori i Pavarësisë: Shqipëria në dhimbje dhe lot pas tërmetit me viktima

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 9:25

    107-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, e gjen Shqipërinë në dhimbje e lot, pas tërmetit të rënë ditën e martë, ku la të vdekur mbi 40 persona, e qindra të plagosur.


    Shumë aktivitete ishin parashikuar nga qeveria dhe bashkitë, por ata janë anuluar për shkak të tragjedisë të ndodhur dy ditë më parë, e ndërsa i vetmi aktiviteti që do të zhvillohet është ai i ceremonisë së ngritjes së flamurit, raporton shqiptarja.com.

    E kur sot shqiptarët duhet të ishin bashkë për të festuar 107-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ata bashkë i ka bërë diçka më e madhe: Solidariteti për të të ndihmuar personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!