×
  • Sport
  • Sport

    Suarez e nokauton gjyqtarin, Griezmann tallet dhe e pyet: “Sa gishta po i sheh”

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 10:47

    Barcelona dje e mposhti Dortmundin 3-1 në kuadër të Ligës së Kampionëeve, por një moment interesant ndodhi gjatë këtij takimi ku Luis Suarez e goditi me top në fytyrë gjyqtarin kryesor, Clement Turpin


    Sulmuesi uruguaian e goditi në fytyrë Clement Turpinin, i cili u rrëzua në tokë madje dhe iu nevojitën disa minuta për t’u këndellur, shkruan Reporteri.net

    Por, Antoine Griezmann është bërë hit në rrjetet sociale pasi pas këtij incidenti shkoi te gjyqtari dhe e pyeti se sa gishta po i sheh.

    Francezi këtë gjë e bëri për t’u siguruar se a është duke parë mirë Turpin pas goditjes që mori nga Suarez.

    Ndryshe, në këtë takim shkëlqeu treshja e Barçës, MSG, të cilët shënuan nga një gol secili për fitoren 3-1 ndaj Dortmundit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!