×
  • Sport
  • Sport

    Kloppin e pyesin se kush do ta fitonte një meç boksi, ai apo Ancelotti

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 11:11

    Jurgen Klopp ka pranuar një pyetje interesante në konferencën për shtyp pas ndeshjes Liverpool-Napoli që përfundoi 1-1 në Anfield


    Liverpooli nuk arriti ta mposhte Napolin në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve, shkruan Reporteri.net

    Dy skuadrat ndanë pikët në një ndeshje ku Napoli u mbrojt mjaft mirë dhe Liverpooli nuk arriti të shënonte më shumë se një herë.

    Pas ndeshjes Klopp në konferencë për shtyp pranoi një pyetje interesante.

    Dikush e pyeti gjermanin se nëse do ta zhvillonte një meç me Ancelottin, kush do të fitonte.

    “Mua nuk do të më interesonte se kush do ta fitonte një meç të boksit. Unë jam disa vite më i ri se Carlo. Nëse ne do të ishim në ring, unë do të shpresoja se do të fitoja, por nuk jam i sigurt,” ka thënë Klopp. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!