×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi rikthehet në stërvitje me Fenerbahcen

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 12:24

    Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje me klubin e tij, Fenerbahce


    Sulmuesi i Kosovës pësoi një lëndim ndaj Kasimpasa, që ia pamundësoi më pas të paraqitej me ‘Dardanët’ në dy ndeshjet e nëntorit, shkruan Reporteri.net

    Por, Muriqi sot është rikthyer në stërvitje te Fenerbahce dhe një gjë të till e ka konfirmuar vetë klubi turk me anë të një postimi në Twitter.

    “Shikoni se kush është rikthyer,” shkruan faqja e Fenerbahces.

    Ndryshe, 25 vjeçari nga Prizreni ka shënuar 7 gola në këtë edicion me Fenerin në Superligën e Turqisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!