×
  • Sport
  • Sport

    Grande Munishi, një ditë para lojës me Dritën u tregoi futbollistëve të tij se si duhet të gjuajnë nga penalltitë

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 15:53

    Ballkani e eliminoi Dritën nga Kupa e Kosovës pas ekzekutimit të penalltive ku fitoi 5-4, ndërsa ndeshja pas 120 minutave përfundoi baras 1-1


    Ismet Munishi dhe Ballkani i tij po shkëlqejnë në futbollin kosovar, ku në kampionat janë në vendin e parë, ndërsa sot në Kupë eliminuan Dritën, raporton Reporteri.net

    Ndeshja pas 120 minutave përfundoi 1-1, me Fidan Gërbeshin që shënoi për Dritën, ndërsa për suharekasit realizoi Blendi Baftiu.

    Futbollistët e Ballkanit ishin më të mirë në goditjet e penalltive ku fituan 5-4, ndërsa penalltinë vendimtare e shënoi Liridon Fetahaj.

    I vetmi që dështoi nga suharekasit ishte Ermal Krasniqi, ndërsa te Drita gabuan Izair Emini dhe Betim Haxhimusa.

    Ismet Munishi në stërvitjen e fundit para ndeshje me Dritën kishte ushtruar penalltitë së bashku me lojtarët e tij.

    Ai madje u kishte treguar futbollistëve të tij se si duhet të goditen penalltitë.

    Në videon e mëposhtme mund ta shihni se si Munishi në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Dritën u tregonte futbollistëve të Ballkani se si duhte goditur nga pika e bardhë. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!