×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa marrëveshjen për Presidentin, s’ka marrëveshje për Qeverinë

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 22:59

    Lidhja Demokratike e Kosovës është fortifikuar ne diskutimet për marrëveshjen për Qeverinë e re të Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.


    Në takimin e sotëm, të mbajtur mes dy partive, është diskutuar edhe për postin e Presidentit të Kosovës dhe nuk ka pasur përfarim qëndrimesh.

    LDK e ka bërë të qartë se nëse nuk e merr postin e Presidentit, do të jetë e vështirë të mendohet arritja e marrëveshjes me VV-në për Qeverinë.

    Këtë e kane theksuar burimet e sigurta të Reporteri.net.

    Sipas tyre, kjo i është bërë e qartë edhe Albin Kurtit.

    “LDK është e vështirë të pranojë marrëveshje qeverisëse me VV-në, pa u dakorduar për postin e Presidentit të Kosovës, të cilin e kërkon LDK”, ka thënë burimet e Reporteri.net.

    Albin Kurti ditë më parë ka thënë se “nuk dëshiron të flasë për pozita qe nuk janë të lira”, duke lënë të nënkuptohet se nuk dëshiron të ketë marrëveshje për Presidentin.

    LDK dhe VV ka javë qe po diskutojnë për një marrëveshje qeverisëse. Ata thonë se tani për tani po diskutojnë vetëm për programin dhe se për ndarjen e posteve do të diskutojnë në fund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!