×
  • Sport
  • Sport

    UEFA cakton dy grupet ku mund të luajë Kosova në EURO 2020

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 12:36

    Të shtunën në Bukuresht të Rumanisë duke filluar nga ora 18:00, do të bëhet tërheqja e shortit për Kampionatin Evropian EURO 2020.


    Në këtë kompeticion të madh evropian, kualifikimin po kërkon edhe Kosova përmes Play Off të Ligës së Kombeve.

    Kosova për të siguruar EURO 2020 duhet të mposht fillimisht Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, dhe në finale fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi.

    UEFA tashmë ka bërë ndarjen në vazo, dhe ‘Dardanët’ në rast kualifikimi do të jenë pjesë e vazos së katërt.

    Sipas ndarjes së UEFA-s, Kosova në fazën e grupeve në EURO 2020, mund të jetë në grupeve C dhe F.

    Dy vendet e para në grupin C janë Ukraina dhe Holanda, ndërsa në grupin F është i vërtetuar tashmë Gjermania, dhe pjesë e atij grupi mund të jenë shtete si Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Portugalia, Turkia, Austri, Suedzi dhe Çeki.

    GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)

    Itali

    Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

    Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

    Finlandë/Uells

    GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)

    Belgjikë

    Rusi

    Danimarkë

    Finlandë/Uells

    GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

    Ukrainë

    Holandë

    Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

    Fituesi i play-off LIga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.

    GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)

    Angli

    Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

    Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

    Fituesi i play-off Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)

    GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)

    Spanjë

    Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

    Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

    Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Hercegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut)

    GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)

    Gjermani

    Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

    Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

    Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania nuk fiton Ligën A, atëherë fituesi i saj përfundon direkt në këtë grup. Në rast suksesi të rumunëve, këtu kalon skudra e Ligës D.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!