Një lojtar me zemër të madhe dhe që po i ndien po aq sa gjithë shqiptarët vuajtjet që po kalojmë prej ditësh, është padyshim Ylber Ramadani.
Në ditën e djeshme ka arritur të shënojë golin e parë, në përmbysjen e çmendur të Vejles, që fitoi në shifrat 3-4 ndaj Viborgut, duke siguruar kryesimin në kategorinë e parë.
Dita e djeshme, 28 nëntori është në fakt një kontrast i madh, teksa duhej të ishte një festë, por fatkeqësisht nuk rezultoi e tillë nga katastrofa e natyrës. Pikërisht për këtë arsye, Ramadani ka festuar me shqiponjë pas golit, ndërsa më pas ka shkuar për t’u lutur për viktimat në Shqipëri dhe të prekurit nga tërmeti.
“Sport Ekspres” e ka kontaktuar futbollistin pas ndeshjes, teksa na shprehet:
“I lutem Zotit çdo ditë dhe po vazhdoj të lutem për atdheun. Pas pak kohësh do të vijë që të vizitoj edhe disa shtëpi në Shqipëri dhe të mundohem të jap ndihmën dhe kontributin tim, që së bashku, ta kalojmë edhe këtë gjendje”, ka thënë Ramadani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.