×
  • Sport
  • Sport

    Njihuni me Matiasin, ‘Skifterin’ e ri nga Durrësi të cilit i shpëtoi vetëm “Sony PlayStation”

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 15:54

    Kishte kërcyer nga kati i tretë i pallatit për ta gjetur shpëtimin mes dridhjes së tokës në orët e para të mëngjesit të së martës.


    Matiasi i vogël nga Durrësi është njëri nga shumë të prekurit e tragjedisë që ndodhi këtë javë në Shqipëri, me ç’rast afër 50 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të lënduar.

    Shumë prej banorëve të prekur nga tërmeti që kanë mbetur pa kulm mbi kokë kanë marrë rrugë drejt Kosovës, me ç’rast dyert e shumë shtëpive janë hapur për ti mirëpritur në ata në tokën ‘dardane’.

    Ashtu kanë bërë edhe tifo grupi “Skifterat” që nga Durrësi kanë marrë shumë familje për ti strehuar në qytetin e Gjilanit, në mesin e tyre edhe Matiasin e vogël, i cili tashmë mund të konsiderohet si një ‘Skifter’ i ri, raporton Gazetasheshi.com.

    Tifo grupi ‘bardhekuq’ po përkujdeset për djaloshin i cili nga humbi gjithçka përpos “Sony PlayStation” të tij, i cili po ashtu u dëmtua, por që më pas u rregullua nga “Skifterat”.

    Mobilizim i jashtëzakonshëm i tifozërisë gjilanase që po përkujdesen në detaje për të strehuar banorët e ardhur nga Durrësi në Gjilan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!