×
  • Sport
  • Sport

    “Jam tifoz numër një i Messit, por Van Dijk e meriton Topin e Artë më shumë”

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 17:51

    Steven Gerrard ka thënë se Virgil van Dijk e meriton ta fitojë Topin e Artë për këtë vit


    Më 2 dhjetor do të mbahet ceremonia e Topit të Artë, ndërsa flitet se fitues i këtij çmimi për këtë vit do të jetë Lionel Messi, shkruan Reporteri.net

    Por, Steven Gerrard, legjenda e Liverpoolit beson se Van Dijk e meriton ta fitojë këtë çmim.

    “Unë jam tifoz numër një i Messit. E dua lojtarin. Numrat e tij në asistime dhe gola janë të pabesueshme. Unë jam padyshim një tifoz i Messit,” ka thënë Gerrard.

    “Por nëse flisni për qëndrueshmëri nga një lojtar gjatë një viti, i cili fiton Ligën e Kampionëve dhe është absolutisht pa të meta në çdo paraqitje, kjo do të thotë që ju meritoni të fitoni Topin e Artë,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!