×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllen ndeshjet e Superligës: Ndalen Drita e Gjilani, Ballkani edhe zyrtarisht kampion vjeshtor

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 14:58

    Para pak çastesh kanë përfunduar takimet e xhiros së 17’të në Superligën e Kosovës në futboll.


    Takimet e ditës së Diele u mbyllën me shumë befasi, duke mos e rrezikuar aspak pozitën e Ballkanit, që aktualisht ndodhet në vendin e parë me plotë 34 pikë të grumbulluara, shkruan Reporteri.net.

    Në ditën e sotme u zhvilluan gjithsej 3 takime, në duelin ndërmjet Trepçës 89’të dhe Dritës u shënuan gjithsej, 4 gola, 3 nga minatorët e 1 nga Drita, për skuadrën nga Mitrovica realizuan, Emini, Cuculi (autogol), Jashari, ndërsa golin e vetëm për gjilanasit e shënoi, Fortunato.

    Takimi i dytë ishte ai ndërmjet KF Llapit dhe Flamurtari, duel ky që u mbyll me fitore nga mysafirët me rezultat final 1-4.

    Ndërsa, në sfidën ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës nuk kishte gola, dhe pse kishte shumë raste shënimi nga të dyja anët.

    Pra, renditja në tabelë tregon se skuadra e Ballkanit zyrtarisht shpallet kampion i sezonit vjeshtor, pasi këto rezultat e favorizuan atë.

    Më poshtë edhe renditjen në tabelë pas xhiros së 17’të:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!