Juventusi sot barazoi 2-2 me Sassuolon në shtëpi dhe ishte vërtetë një rezultat dëshpërues për ‘Zonjën e Vjetër’
Cristiano Ronaldo në këtë takim ishte nga minuta e parë dhe realizoi një gol nga penalltia në minutën e 67-të, shkruan Reporteri.net
Por, CR7 ia mohoi një gol Dybalas në minutën e 69-të ku portugezi ia bllokoi goditjen që po shkonte në rrjet argjentinasit.
HAHA Ronaldo just blocked his own teammate dybala’s goal LOL pic.twitter.com/sVYQ4srJFg
— Asfar (@LeoAsfar) December 1, 2019
34 vjeçari para pak minutash ka bërë një postim në Facebook, ku edhe ka marrë një koment interesant nga një tifoz i tij. Si duket ky tifoz e kishte luajtur në bastore që të fitojë Juventusi.
“Cristiano, unë të dua shumë, por mendoj se t’i duhet të pushosh pak dhe të rikthehesh përsëri duke luajtur si CR7 që unë e njoh. Më ka kushtuar shumë para sot bllokimi që ia bëri një golit. Më dhemb, por unë përsëri kam dashuri për ty,” ka shkruajtur një tifoz në postimin e Ronaldos. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.