×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali ndalet nga Norwichi, Aubameyang ishte fantastik

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 16:59

    Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Norwichit dhe Arsenalit, duel ky në kuadër të xhiros së 14’të në Premierligë.


    Të parët shënuan vendasit përmes, Pukki në minutën e 21’të të takimit, por nuk vonoi shumë dhe Aubameyang barazoi shifrat në 1:1, kur po mendohej se pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat, në skenë doli Cantwell, i cili ia dhuroi epërsinë Norwichit, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, pjesa e dytë mori krejtësisht një ritëm tjetër, pasi Aubameyang u gjetë mjaft mirë në zonë e rreptësisë, dhe shënoi për barazimin 2:2. Pra, ky gol nuk i mjaftoj londinezëve që ta fitojnë këtë ndeshje me teknikun e ri.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!