×
  • Sport
  • Sport

    LAUTARO është mbreti, Interi fiton ndaj Spal-it dhe merr primatin në Serie A

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 16:55

    Interi e ka mposhtur Spalin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 14-të në Serie A


    Lautaro Martinez po vazhdon shkëlqimin me fanellën e Interit ku sot ka shënuar dy gola në fitoren kundër Spalit, shkruan Reporteri.net

    Sulmuesi argjentias realizoi dy herë në portën e Etrit Berishës në minutat 16′ dhe 41′.

    Golin e vetëm për mysafirët në këtë takim e shënoi Valoti në minutën e 50-të.

    Me këtë fitore Interi tani është ngjitur në vendin e parë në Serie A me 37 pikë, një më shumë se Juve që është në pozitën e dytë me 36 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!