×
  • Sport
  • Sport

    ‘Ku je kanë ma herët’ – Edon Zhegrova më në fund fillon të shkëlqejë te Baseli

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 18:05

    Edon Zhegrova ka shkëlqyer në ndeshjen e Baselit kundër Young Boys, të cilën vendasit e fituan me rezultat 3-0


    Asist, karton i verdhë, gol dhe një largim nga loja në mesin e duartrokitjeve, kjo ishte paraqitja e ‘Messit kosovar’ kundër Young Boysit, shkruan Reporteri.net

    Zhegrova është shpallur ‘Lojtari i Ndeshjes’ me notën 8.5, ndërsa ndoshta kjo ishte paraqitje e tij më e mirë me fanellën e Baselit.


    Me këtë paraqitje të treguar sonte Edoni sigurisht që ka siguruar pozitën e startuesit edhe për ndeshjet e ardhshme të Baselit.

    Le të shpresojmë që një formë kaq të mirë në të ardhmen ta bartë edhe te Kombëtarja e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!