×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi e festoi me shqiponjë, Rashica ka një falenderim të veçantë pas ndeshjes me Wolfsburgun

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 20:39

    Milot Rashica ishte më meritori për fitoren e Werder Bremenit ndaj Wolfsburgut


    Werderi e mposhti në udhëtim ëolfsburgun me rezultat 3-2, në një ndeshje ku vushtrriasi shënoi dy gola, shkruan Reporteri.net

    Ylli kosovar fillimisht realizoi nga penalltia në minutën e 13-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 84-të.

    Pas ndeshjes Rashica ka falenderuar tifozët e Werderit për përkrahjen që ia dhanë skuadrës.

    “Unë jam shumë lumtur! Ne luftuam shumë dhe dhamë gjithçka, më në fund fituam një ndeshje në udhëtim. Është një fitore shumë e rëndësishme, sidomos për tifozët tanë që sot ishin fantastik. Jam shumë krenar me këtë skuadër,” ka thënë Rashica.

    Kujtojmë që Rashica në këtë edicion ka shënuar 6 gola në Bundesligë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!