×
  • Sport
  • Sport

    “Pranë popullit shqiptar”, banderola solidarizuese nga tifozët italianë në stadium

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 23:33

    Gjatë këtyre ditëve të trishta në të cilat është zhytur e gjithë Shqipëria, reagimet në mbështetje të të prekurve nga tërmeti kanë qenë të shumta.


    Shumë vende fqinje janë solidarizuar me Shqipërinë në këto ditë të zeza të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona.

    Së fundmi është parë që qindra tifozë dhe futbollistë italianë janë solidarizuar me vendin tonë gjatë të shtunës teksa kanë ngritur një banderolë në stadium me shkrimin: “Pranë popullit shqiptar.”

    Ka qenë ndeshja mes Gjenovës dhe Torinos ku tifozët vendas banderolën me lutjen për shqiptarët.

    “Forca, Shqipëri” ishte një tjetër banderolë e shpalosur nga tifozët e Leçes në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!