×
  • Sport
  • Sport

    Sarri: Ronaldo duhet ta rikthejë shkëlqimin

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 8:54

    Cristiano Ronaldos i duhet ta rigjejë shkëlqimin tani pasi që është në gjendje shumë të mirë fizike përsëri, sipas trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri.


    Sulmuesi dhe kapiteni i Portugalisë ka pasur vështirësi me një problem në gju javët e fundit, duke u detyruar të zëvendësohet herët në ndeshje të ndryshme të muajit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

    Ai u zëvendësua herët në ndeshjet e Juventusit kundër Lokomotiv Moscow dhe Milan muajin e kaluar, si dhe nuk u ftua fare kundër Atalantës javën e kaluar.

    Megjithatë, Ronaldo u rikthye kundër Atletico Madridit në mesjavë dhe shënoi nga penalltia kundër Sassuolos në barazimin 2:2 të dielën, duke ia siguruar një pikë Juves në Allianz Stadium.

    “Ai e ka rifituar fuqinë. Tani po tregohet më i mirë në momentet finale”, tha Sarri pas ndeshjes.

    “Hapi i radhës është ta rikthejë shkëlqimin”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!