×
  • Sport
  • Sport

    Edon Zhegrova merr vlerësim fantastik me Baselin në ndeshjen kundër Young Boys

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 10:47

    ‘Majtaku’ i Kosovës, Edon zhegrova ka dhuruar një paraqitje fantastike ditën e djeshme kundër skuadrës së Young Boys.


    Zhegrova përveç që dhuroi një asistim në golin e parë të Baselit, ai edhe shënoi për skuadrën e tij, golin e tretë dhe të qetësisë në atë takim, shkruan Reporteri.net.

    Talenti i Kosovës shënoi gol në minutën e 48’të të takimit.

    Ndërkaq, pas vlerësimeve të bëra nga sajti i statistikave, Zhegrova u vlerësua me notën 8.5, paraqitje të mirë dhuroi edhe Taulant Xhaka, i cili u vlerësua me notën 7.9.

    Më poshtë notat e futbollistëve të Baselit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!