Ishte një fundjavë fantastike për majtakun e Kosovës, Edon Zhegrovën, pasi me skuadrën e Baselit dje, dhuroi një paraqitjet të shkëlqyer.
Me paraqitjen fantastike ndaj Young Boys, Zhegrova dhuroi një asistim në golin e parë për skuadrën e Baselit dhe shënoi golin e tretë në atë takim, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, Taulant Xhaka njëherësh edhe kapiten i ekipit zviceran, e dërgon që qiellin e shtatë, fantazistin e Kosovës, ku thotë se ‘Zhegrova është një maskara driblues’.
“Ai është i ri, dhe duhet folur me të. Është një maskara, i praptë, driblues. Është një ‘shoëman’, por ne kemi nevojë për të. Sot ishte efikas dhe jemi shumë të lumtur për këtë”, deklaroi Xhaka.
Kujtojmë se Zhegrova është i huazuar në Basel nga Genku deri në verën e ardhshme. E ardhmja e tij mbetet e paqartë. Drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbinden, ka deklaruar se është herët të flitet për këtë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.