Në media vendore po qarkullon lajmi se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka marr vendim që FFK të shkoj në zgjedhje.
Në një letër drejtuar delegatëve të Kuvendit të FFK-së dhe sekretariatit, Ministria jep sqarimet e nevojshme për këtë situatë, shkruan Reporteri.net.
Departamenti ligjor i MKRS-së në bazë të kompetencave të tij ka hasur në shkelje të statutit kur është zgjedhur kryetar Agim Ademi, përkatësisht është shkelur pika 3 e nenit 39-të dhe me këtë rast FFK do të shkoj në zgjedhje të reja.
Ndërkaq, për këtë situatë ka reaguar kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, ku në një prononcim për Reporterin, ai tha se këto lajme nuk janë të sakta dhe se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit do ta mbajë mbledhjen për t’i zgjedhur përfaqësuesit e FFK-së në regjionet e Kosovës.
“Lajmet që qarkullojnë në media nuk janë të sakta, kjo nuk ka të bëjë me mandatin tim si kryetari i FFK, dhe nuk do të ketë zgjedhje në këtë pikë, por mbledhja e thirrur nga Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit ka të bëjë me zgjedhjen e përfaqësueseve të FFK-së në regjionet e Republikës së Kosovës”, tha Ademi.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.