×
  • Sport
  • Sport

    Eroll Salihu flet për Reporterin rreth “puçit” që planifikojnë t’ia bëjnë Agim Ademit

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 14:56

    Në media vendore po qarkullon lajmi se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka marr vendim që FFK-ja të shkoj në zgjedhje.


    Sekretari i FFK- së sqaron se Federata e Futbollit të Kosovës është organizatë jo-qeveritare dhe ka organet e veta ligjor, aty ku duhej bërë kërkesat për interpretime ligjore, madje Salihu thotë se askush përveç tyre nuk mund të marr vendime për zgjedhje të reja brenda FFK-së, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, në një prononcim për Reporterin, sekretari, Salihu tha se këto lajme që po qarkullojnë në media vendore janë larg të vërtetës.

    “Këto që po qarkullojnë në media janë thjeshtë manipulime, një njeri si Bajram Zeqiri nuk mundet që te merr vendim që Federata e Futbollit të Kosovës të shkoj në zgjedhje, dhe nuk kem arsye që të thërrasim as kuvendin e FFK-së”, tha fillimisht Salihu.

    “Këta që i bëjnë këto gjëra janë rrugaçë, Bajram Zeqiri nuk është as delegat, ai nuk mund të merr vendime të tilla”, përfundoi sekretari i FFK-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!