×
  • Sport
  • Sport

    Sot dhurohet çmimi “Topi i Artë”, Messi niset për në Paris

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 16:38

    Lojtari më i mirë i botës, Leo Messi, së bashku me familjen e tij janë nisur drejtë Parist, atje ku sot dhurohet çmimi “Topi i Artë”.


    Messi si kundërshtar të tij në këtë ceremoni do ta ketë, mbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe Ronaldon, shkruan Reporteri.net.

    32-vjeçari është favoriti kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ 2019, pas një sezoni të shkëlqyer me Barcelonën. Sipas shkrimeve në mediat botërore në javën e fundit, argjentinasi në fakt është zgjedhur tashmë si fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll.

    Por, konkurrenti i tij më i fortë në këtë ceremoni do të jetë, Virgili Van Dijk, i cili pati një sezon të shkëlqyer me Liverpoolin.

    Ndërkaq, mediat në Spanjë raportojnë se Messi e ka të sigurtë “Topin e Artë”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!