×
  • Sport
  • Sport

    ​Hidhet shorti edhe për U19, mësohen kundërshtarët e Kosovës dhe Shqipërisë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 15:50

    Pas shortit të 17-vjeçarëve është hedhur edhe ai i kualifikueseve të Kampionatit Europian të 19-vjeçarëve, që ka rezultuar më i pranueshëm për Shqipërinë dhe Kosovën.


    Kështu kuqezinjtë e rinj janë shortuar në Grupin 5, së bashku me Republikën Çeke, Danimarkën dhe Maqedoninë e Veriut.

    Sigurisht që mundësinë për të zënë të paktën vendin e dytë janë më të mëdha, pasi diferencat mes kundërshtarëve të grupit mbeten më të vogla.Edhe Kosova mund të thuhet se ka mundësi të mirë për të avancuar në “Elite Round”, pasi bën pjesë në Gripin 1 së bashku me Italinë, Sllovakinë dhe Qipron.

    Gjithsesi, përvoja e këtij viti ka treguar se kërkohet shumë seriozitet në përgatitje, pasi në përballjet e përfaqësueseve të moshave në nivel ndërkombëtare rezultatet kanë lënë për të dëshiruar.

    1: Italy, Slovakia, Cyprus, Kosovo

    2: Ukraine, Israel, Belarus, Montenegro

    3: Austria, Sweden, Northern Ireland, Gibraltar

    5: Czech Republic, Denmark, North Macedonia, Albania

    6: Croatia, Georgia, Latvia, Kazakhstan

    7: Republic of Ireland, Poland, Bosnia and Herzegovina, Estonia

    8: France, Greece, Azerbaijan, Moldova

    9: Norway, Hungary, Iceland, Andorra

    10: England, Slovenia, Wales, Malta

    11: Netherlands, Serbia, Armenia, San Marino

    12: Turkey, Bulgaria, Russia, Lithuania

    13: Spain, Belgium, Finland, Faroe Islands

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!