Arbitri italian, Gianluca Rocchi diskutoi sot rolin e gjyqtarit dhe sistemit “VAR” në një intervistë për median italiane.
“Të jesh një gjyqtar është një nga gjërat më të vështira në botë, unë mund ta them këtë dhe e përsërisë atë”, tha gjyqtari italian, përcjellë Reporteri.net.
“Personalisht, mendoj se mund të përfaqësoj mendimin e çdo gjyqtari në nivelin tonë, VAR është një mjet i mrekullueshëm, ai e ka bërë jetën tonë më të lehtë dhe gjithashtu më të qetë nga këndvështrime të caktuara. Është e qartë, si edhe ky sistem mund të bëjë ndonjëherë lëshime, por unë garantoj se është një mjet i mrekullueshëm”, vazhdoi tutje ai.
Rocchi, i cili u zgjedhe si gjyqtari më i mirë sezonin e kaluar në “Gran Galà del Calcio”, ai gjithashtu iu përgjigj edhe trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti, i cili në diskutimin e fundit të gjyqtarëve dhe trajnerëve, pyeti se kush zyrtarizon ndeshjen, gjyqtari apo VAR-i.
“Arbitri gjithmonë dhe në mënyrë të padiskutueshme zyrtarizon lojën. VAR ju jep një mbështetje të rëndësishme dhe themelore ndonjëherë, por vendimi përfundimtar është gjithmonë gjyqtarët”, përfundoi Rocchi.
/Reporteri.net/