×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho: Ishte kohë e mirë tek United, por tani dua të fitojë tituj me Tottenhamin

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 17:03

    Menaxheri i Tottenham, Jose Mourinho diskutoi historinë e tij të fundit me Manchester United.


    Tekniku i cili javën më parë ka firmosu marrëveshje me klubin e Tottenhamit, po vazhdo të tregoj paraqitje të shkëlqyer me skuadrën e re, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq “Special One” ka treguar edhe për karrierën e tij me klubin e Man United, karrierë të cilën Mourinho e kujton me shumë mall.

    “Karriera në Old Trafford? Do të thotë të kthehesh në një vend ku isha i lumtur. Mund ta them këtë. Kam një marrëdhënie të mirë me tifozët e United. Por tani unë dua të fitoj me Tottenham”, tha fillimisht portugezi.

    Trajneri 56-vjeçar, kaloi dy sezone e gjysmë me klubin e Man United, duke i udhëhequr ata në një EFL Cup dhe një trofe të Evropa Ligës në sezonin e tij të parë me këtë klub.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!