×
  • Sport
  • Sport

    Solskjae tregon të vërtetën për të ardhmen e tij

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 18:11

    Tekniku i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i ka quajtur gënjeshtra të gjitha ato thashetheme që po qarkullojnë në media se vendin e tij do ta zë Pochettino.


    Në mediat botërore qarkullonte lajmi se tekniku i United u kishte thënë lojtarëve të tij se ai do të pushohet nga puna nëse humbasin ndeshjet e tyre të ardhshme kundër Tottenham dhe Manchester City, përcjellë Reporteri.net.

    “Unë jam mirë, nuk ka as edhe një problem,” tha Solskjaer.

    “Ndonjëherë ju qeshni kur lexoni në media histori të trilluara. Pra këta që i flasin ose i shkruajnë këto janë pa burime, ato janë thjesht të krijuara, gënjeshtra të qarta”, përfundoi tekniku, norvegjez.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!