×
  • Sport
  • Sport

    Klubi i madh turk e kërkon Xherdan Shaqirin

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 18:50

    Skuadra turke, Galatasaray janë të interesuar që të firmosin me ‘mjatakun’ e Liverpoolit, Xherdan Shaqirin.


    Skuadra turke, vite më parë kishte shprehur interesim për kosovarin, por ky i fundit i kishte refuzuar ata, ndërsa tani skuadra po mundohet që ta bind Shaqiri, pasi mesfushori nuk po gjen vend në formacionin e Jurgen Klopp, shkruan Reporteri.net.

    Klubi nga Stambolli është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për kampionin e Evropës që t’ia shesin futbollistin anësor.

    Kontakte mes klubeve nuk ka ende, por ato do të fillojnë muajin e ardhshëm në afatin kalimtar të janarit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!