×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: S’na mundi Saliu me shtetin, do na mundë Luli me fallxhoren (Kryemadhin)

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 18:02

    Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Librazhdi se nuk do të ketë asnjë ulje në tryezë me opozitën që mund të negociohen mbajtja e zgjedhjeve apo dhënia e ministrive, siç ndodhi pas marrëveshjes politike të prillit 2019, që rrodhi pasi opozita u “mbyll” në çadër para kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë.

    Njëjtë ka nisur edhe protestat e tanishme kundër qeverisë, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, por Rama risolli në vëmendje kërcënimin e Bashës kur ishte në çadër, kur thoshte se nuk do të hynte në zgjedhje me këtë qeveri, por që u futën në garë elektorale pasi morën disa ministra teknik, edhe më të rëndësishmin, atë të brendshmin. Kreu i qeverisë tha se Basha tashmë po kërkon të marrë edhe gjysmën tjetër të qeverisë, por kjo nuk do të ndodhë – tha ai.

    Shefi i mazhorancës tha se socialistët e kanë provuar ndershmërinë e fitores edhe kur ka qenë në pushtet Sali Berisha si kryeministër. Madje radhiti fitoret e Vangjush Dakos ndër vite në Bashkinë e Durrësit, kur qeverinë e kishte Berisha, raporton shqiptarja.com.

    “Kur kemi mundur Berishën nuk do ja dalim dot me Lulin?!”, tha Rama.

    Me PD-në që sipas tij sa vjen e po dobësohet, Rama tha se fitore do të ketë edhe në bashkitë që deri dje janë konsideruar bastion i të djathtës, Tropojnë dhe Kukësin.

    “Ne i kemi mundur ata kur kishin Saliun dhe kishin edhe shtetin. A ka demokrat të thotë se ishte më e lehtë të mundësh Saliun se sa Lulin me fallxhoren që ka në krah. Në Durrës Dako që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër i mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, 2011, 2013, 2017. I kemi mundur Saliun që nuk bënte gjë për të na penguar për të nxjerrë votën nga kutitë dhe nuk mundim dot Lulin?!”, deklaroi Rama.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!