×
  • Sport
  • Sport

    Avdijaj vjen me një asistim të mrekullueshëm për Sturridge

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 18:05

    Trabzonspor është duke luajtur me Altay në udhëtim në kuadër të Kupës së Truqisë, ndërsa rezultati aktual është 2-1 në të mirë të skuadrës ku luan Donis Avdidaj


    Mesfushori i Kosovës asistoi për mrekulli te goli i parë i Trabzonit, i cili u shënua nga sulmuesi anglez, Daniel Sturridge, shkruan Reporteri.net

    Avdijaj në minutën e 45-të mori një top në mes të fushës dhe më pas pasoi te Sturridge që me lehtësi realizoi për Trabzonin.

    Kujtojmë që Avdijaj këtë edicion po tregon lojëra të mira në Turqi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!