×
  • Sport
  • Sport

    Klopp tregon pse e la jashtë Salahun dhe Firminon, ndërsa inkuadroi nga fillimi Shaqirin

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 21:11

    Xherdan Shaqiri do të startojë nga minuta e parë për herë të parë këtë edicion në Premier Ligë


    Liverpooli pas pak luan me Evertonin, ndërsa të gjithë u befasuan me formacionin që vendosi për këtë përballje tekniku gjerman, shkruan Reporteri.net

    Klopp bëri disa ndryshime të mëdha duke lënë Salahun edhe Firminon rezervë, ndërsa startoi me Shaqirin.

    Ai këto ndryshime i ka bërë duke thënë se duhet të respektojë tërë skuadrën.

    “Një ndryshim që duhej të bënim është Adrian për Alisson, ndërsa katër të tjerët sepse dëshironim ta bëjmë. E bëmë sepse mundemi ta bëjmë,” ka thënë Klopp.

    “Duhet të tregojmë respekt për djemtë siç kam thënë sa e dua skuadrën dhe tani do e përdorim. Ky formacion është sepse mendoj që ndeshja do këtë shumë intensitet dhe kemi nevojë për lojtarë me energji,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!