Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse një dikaster të tillë e do për vete Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Vetëvendosje’’, tha ajo në Rtv Dukagjini.
E pyetur rreth deklaratës së Muharrem Sfarqës së LDK’së se Albin Kurti nuk do të mundet asesi të shkarkojë një ministër pa lejen e LDK’së, Kusari-Lila përgjigjet:
‘Nëse vjen tek shkarkimi, jam i sigurt që Albini e shkarkon edhe një ministër të VV’së. Nuk është punë e lejes, ajo mund të jetë marrëveshje e mirëkuptimit. Nuk është çështje guximi, por e drejtë kushtetuese ta shkarkosh. Leje nuk ka për të marrë, por do ta informojë, dhe parimet që janë miratuar, duhet të kuptohet që një ministër duhet ta ketë performancën me standarde të përbashkëta’’, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.