×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri i lumtur si asnjëherë më parë, këto janë fjalët e tij pas golit ndaj Evertonit

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 10:25

    Xherdan Shaqiri është shumë i lumtur që më në fund ka arritur që të jetë në fushë për 90 minuta


    Liverpooli e shkatërroi Evertonin me rezultat 5-2, në një ndeshje ku gol shënoi edhe ylli nga Zhegra, shkruan Reporteri.net

    Të gjithë u befasuan me vendimet e Kloppit, i cili la në bankë Salahun dhe Firminon për të startuar me Shaqirin dhe Origin, të cilët ishin vendimtar në këtë fitore.

    28 vjeçari pas ndeshjes ka thënë se është shumë i lumtur që më në fund është rikthyer për të luajtur me Liverpoolin pas problemeve të shumta që kishte me lëndime.

    “Unë mendoj se ju e patë se sa shumë e shijova këtë ndeshje,” ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpoolit.

    “Ishte e pabesueshme që të rikthehem përsëri në fushë. Unë isha shumë i lumtur kur mësova se do të luaja. Unë doja që të jepja një paraqitje të mirë.

    “Kam punuar shumë muajt e fundit. Kam qenë edhe i lënduar, por përsëri kam punuar shumë, kështu që jam shumë i lumtur që jam rikthyer.

    Kujtojmë që Liverpooli me fitoren e mbrëmshme ka arrtiur një rekord ku ka 32 ndeshje pa humbje në Premier Ligë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!