×
  • Sport
  • Sport

    Messi: Është turp i madh ta shohësh këtë futbollist në vendin e katërt

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 10:52

    Lionel Messi ka thënë se është turp që Sadio Mane ka përfunduar në pozitën e katërt në listën e futbollsitëve më të mirë për vitin 2019


    Sadio Mane po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Liverpoolit, derisa dje shënoi një gol në ndeshjen kundër Evertonit, shkruan Reporteri.net

    Messi që fitoi Topin e Artë të gjashtë në karreirën e tij ka thënë se Mane meriton të vlerësohet më shumë.

    Argjentinasi e kishte votuar senegalezin për ta fituar çmimin ‘The Best’, por në fund ishte vetë ‘Pleshti’ që e fitoi këtë çmim.

    “Unë zgjodha Sadio Manen sepse ai është një lojtar që më pëlqen. Ai pati një vit të shkëlqyeshëm me ekipin e Liverpoolit. Prandaj e zgjodha,” ka thënë Messi.

    “Është turp të shohësh Manen të përfundojë në vendin e katërt.

    “Por, unë mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit. Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të zgjedhësh një lojtar të veçantë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!