Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka kërkuar falje Xherdan Shaqirit por mosaktivizimin e duhur këtë edicion, edhe pse shumicën e kohës ylli shqiptar kishte probleme me lëndime
Liverpooli mbrëmë mposhti Evertonin me rezultat 5-2, në një ndeshje ku për 90 minuta ishte në fushë ylli nga Zhegra, i cili edhe shënoi një gol, shkruan Reporteri.net
Klopp pas ndeshjes i ka kërkuar falje Shaqirit, pasi 28 vjeçari për herë të fundit si startues me Liverpoolin ishte në ndeshjen kundër Barcelonës që u luajt me 7 maj të këtij viti në kuadër të Ligës së Kampionëve.
✅ | Après une blessure, Xherdan #Shaqiri est de retour avec une belle performance contre #Everton.
➡ https://t.co/kLEYbPOxCQ ?#YouAreTheManager #LFC #Liverpool #LIVEVE #EPL #PremierLeague pic.twitter.com/zxgqRLGCP1
— FootballCoin-FR?? (@FootballCoinFR) December 5, 2019
“I pari ishte aksion i mirë në përgjithësi. Lallana pasoi te Sadio, i cili vazhdon tutje dhe pason në momentin e duhur. Mrekulli,” ka thënë Klopp.
“Goli i dytë.. ishte një prekje e parë e mirë dhe përfundimi me gol i aksionit më pëlqeu.
“Me të vërtetë? Kërkoj falje Shaq! Ai ishte i lënduar në shumë raste.
“Nëse ai do t’i shënonte dy gola si Origi, do t’i thoja gjërat e njëjta si për të,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.