Luan Krasniqi beson Anthony Joshua do ta mposhtë Andy Ruizin në rimeçin që do të zhvillohet këtë të shtunë në Arabinë Suadite
Joshua dhe Ruiz do të përballen për herë të dytë këtë vit, ndërsa meçin e parë e kishte fituar boksieri meksikan, shkruan Reporteri.net
Por, në meçin e 7 dhjetorit Luan Krasniqi beson se fitues do të jetë britaniku Joshua.
“Kemi mendime shumë ta ndara për atë se kush do ta fitojë rimeçin, edhe unë jam njëri nga ta. Personalisht, mendoj se Anthony Joshua do të dalë nga ringu si fitues,” ka shkruar Krasniqi, që është ish-kampion i Evropës në kategorinë e rëndë në boks.
“Megjithatë, është e nevojshme që ai [Joshua] të boksojë mençur dhe me kontroll,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.