Lionel Messi ka thënë se Sadio Mane, të cilin ai e votoi si opsion të parë për ta fituar Topin e Artë 2019, ishte shumë i pafat që mbeti i katërti në garën për këtë çmim, pas argjentinasit, Virgil van Dijkut dhe Cristiano Ronaldos.
“Është një fatkeqësi që Mane përfundoi në vendin e katërt. Por, mendoj se ka pasur shumë lojtarë të mrekullueshëm këtë vit. Për këtë arsye ishte e vështirë ta zgjidhje një lojtar të vetëm. Por, unë e zgjodha Sadio Manen pasi që ai është një lojtar që më pëlqen me të vërtetë shumë. Mane ka arritur gjëra të mrekullueshëm këtë vit, që ishte i jashtëzakonshëm për të gjithë skuadrën e Liverpoolit. Për këtë arsye e zgjodha atë”, ka deklaruar Messi.
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, u shpërblye me Topin e Artë, që i dorëzohet lojtarit që vlerësohet si më i miri në planet gjatë vitit 2019. Ai e fitoi këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, ndërsa Van Dijku mbeti i dyti në garë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.