×
  • Lajme
  • Botë

    Përurohet linja më e gjatë e gazsjellësit në botë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 16:53

    Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë ndjekur së bashku ceremoninë e përurimit të linjës lindore të gazsjellësit Kinë-Rusi.


    Të dy krerët e shteteve zhvilluan një bisedë video gjatë ceremonisë të hënën pasdite.
    Gazsjellësi ka filluar t’i japë Kinës gaz natyror rus, me një vëllim që planifikohet të arrijë 5
    miliardë metra kubë në vitin 2020 dhe që nga viti 2024, do të shtohet çdo vit në 38 miliardë metra kubë.

    Linja lindore e gazsjellësit Kinë-Rusi është linja më e gjatë gazsjellëse në botë. Ajo nis nga
    Siberia në Rusi dhe shkon deri në rajonin e Deltës së Lumit Jance në Kinë, dhe ka një gjatësi të përgjithshme 8000 kilometra. Gazsjellësi ndërshtetëror zgjatet në Rusi për 3 000 kilometra, kursenë Kinë gjatësia e tij arrin në mbi 5 000 kilometra.

    Ky projekt është pjesë e kontratës 30-vjeçare midis Korporatës Kombëtare të Naftës të Kinës dhe gjigantit rus të gazit “Gazprom”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!