Anthony Joshua do të takohet me Andy Ruiz këtë të shtunë në Arabinë Saudite
Ky meç është i vlefshëm për titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO dhe IBF, shkruan Reporteri.net
Wilder ka parashikuar që këtë meç ta fitojë Andy Ruiz, i cili më 1 qershor të këtij viti e mposhti Joshuan duke e rrëzuar 4 herë madje.
“Vërtet besoj se Andy do të dalë aty dhe do të fitojë sërish. Kur e shikoj meçin e parë dhe i analizoj disa gjëra të caktuara si boksier, ka shumë pika të kuqe që më alarmojnë. Dhe nëse ndodhe njëjta qasje dhe momente të ngjashme edhe në duelin e dytë, Andy Ruiz do ta fitojë me lehtësi,” ka thënë Wilder.
“Ai [Joshua] u rrëzua katër herë dhe pastaj u dorëzua. Kjo është gjë e madhe, sipas meje. Duke e shikuar nga jashtë, duke parë si shkonte meçi dhe gjithçka tjetër, mendoj se ai (Joshua) do të luftojë me demonët e tij brenda ringut, jo vetëm me Ruizin.
“E di se po përpiqet t’i ndërpresë shumë gjëra në mendjen e tij, në veçanti, duke më përfshirë edhe mua, rivalin e tij më të madh dhe më kryesorin,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.