×
  • Sport
  • Sport

    Ademi merr mbështetje nga krerët e Federatave të huaja, suedezët e paralajmërojnë vizitën në Kosovë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 11:18

    Pas institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat e ndërruan mendjen së fundmi dhe ia dhanë “aminin” mandatit katërvjeçar të Agim Ademit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka marrë mbështetjen edhe nga Federatat e vendeve të tjera të Evropës.


    Në fakt, kreu i futbollit kosovar në Varshavë të Polonisë, i shoqëruar nga nënkryetari i FFK-së njëherësh anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Bakir Burri, është takuar me presidentin e Federatës Suedeze të Futbollit, Karl-Erik Nilsson, me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Soares Gomes da Silva dhe me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

    Krerët e këtyre Federatave e kanë konfirmuar mbështetjen për Ademin, i cili në Varshavë pritet të takohet edhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe me atë të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

    Presidenti i Federatës Suedeze, Nilsson e ka shprehur dëshirën që ta vizitojë FFK-në në shkurt të vitit të ardhshëm bashkë me Komitetin Ekzekutiv të Federatës Suedeze.

    Kjo do të ishte praktika e parë e vizitës së një Federatë në FFK.

    Suedezët duan ta shohin FFK-në nga afër, organizimin dhe punën që po e bën shtëpia e futbollit kosovar.

    Suedia ka ndihmuar në të kaluarën dhe do ta ndihmojë edhe në këtë rast FFK-në në fusha profesionale dhe në infrastrukturë.

    Ademi dhe Burri e pritën me shumë dëshirë lajmin për vizitën që do t’ia bëjë FFK-së Federata Suedeze e Futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!