Xherdan Shaqiri nuk e ka në plan që të largohet nga Liverpooli
Ylli nga Zhegra të mërkurën mbrëma ishte startues në derbin kundër Evertonit dhe shënoi një gol në fitoren 5-2 të Liverpoolit, shkruan Reporteri.net
Raportohej në media se ai do të largohej nga Anfield shkaku i minutazhës, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi Shaqiri në intervistën e fundit ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye që të largohet nga Liverpooli.
Newly grown hair. Newly build Xherdan Shaqiri:
Covered more than 10km – One of the three 3 players last night.
PS%- 81%
Shots – 2
Goal -1
Player looked like enjoying the chance and faith from Klopp. #LFC #LIVEVE— Sumit Haldar (@Sumwitter) December 5, 2019
“Jam shumë i lumtur këtu,” ka thënë Shaqa.
“Mendoj se të gjithë mund ta shohin atë me mënyrën se si luajta. Kam një kontratë të gjatë dhe jam i përqendruar vetëm te Liverpooli.
“Ka qenë një moment i vështirë për mua, por jam i ngazëllyer për të ardhmen.
“Pse do të dëshiroja të largohem nga Liverpooli? Ky është një ekip special dhe ka shumë për të arritur këtu,”.
“Why would I want to leave Liverpool? This is a special team and there’s a lot to achieve here.”
Had a chat with Xherdan Shaqiri #LFC https://t.co/xxwdppIKKo— James Pearce (@JamesPearceLFC) December 6, 2019
Ndryshe, Shaqiri startoi për herë të parë në Premier Ligë këtë edicion pikërisht në ndeshjen kundër Evertonit.
Vlen të përmendet se 28 vjeçari ka pasur edhe disa probleme me lëndime gjatë këtij edicioni, por duket se tani i ka tejkaluar ato. /Reporteri.net/