Shumë futbollistë nga Kosova janë protagonistë në skuadrat e tyre evropiane.
Numri i tyre po rritet nga dita në ditë, kurse tani ka shumë futbollistë që janë kyç në skuadrat e tyre, përcjell albinfo.ch.
‘Kosova Abroad’ në Twitter ka bërë një përmbledhje të pagave të pesë futbollistëve më të paguar të Kosovës, duke u bazuar te ‘Capology’.
Sipas këtij vlerësimi, Valon Berisha është futbollisti më i paguar, me 2,407 000 milionë euro në vit te Lazio në Serie A.
Ai renditet para Milot Rashicës, që te Werder Bremen fiton 1,994 000 euro.
Anësori Bernard Berisha, edhe pse luan në një nivel jo aq të lartë, në Rusi te Akhmat Grozny, fiton 1,630 000 euro, duke u renditur si futbollisti i tretë më i paguar.
Renditja vazhdon me Florent Muslijan e Hannover dhe Florent Hadërgjonajn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.