×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Riza Durimishi largohet nga Lazio, kalon në kampionatin francez

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 16:56

    Riza Durmishi ka arritur marrëveshje me klubin francez, Nice


    Klubi francez e ka konfirmuar se ka arritur dakordim për transferimin e mbrojtësit shqiptar në formë huazimi, por me të drejt blerje në fund të edicionit, shkruan Reporteri.net

    25 vjeçari iu kishte bashkuar Lazios në vitin 2018 nga Real Betisi për 7.5 milionë euro, por ai nuk arriti që të ambientohej te klubi italian.

    Durmishaj ka kryer edhe testet mjekësore si dhe është prezantuar nga ana e klubit të Nice.

    Ndryshe, Nice është në pozitën e 14-të më 20 pikë pas 16 xhirove. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!