Presidenti Hashim Thaçi ka krahasuar veprimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, që dje vizitoi kampin e Auschwitz për herë të parë dhe me turp foli për krimet që ndodhën aty me deklaratat e zyrtarëve serbë që po mohojnë Masakrën e Reçakut.
Ai në një postim në Twitter tha se nëse Merkel flet me trup për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviqit.
“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur turpi, asgjë pos turpit, shprehet kur diskutojmë për atë që la pas Millosheviqi”.
Përkundër Merkel që tha se “unë jam e mbushur me turp të thellë përballë krimeve barbare që u kryen këtu nga gjermanët, krime që kapërcejnë kufijtë e gjithçkaje të prekshme.Mbushem me tmerr dhe tronditje kur përballem me krimet dhe tmerret që u janë shkaktuar grave, burrave dhe fëmijëve në këtë vend”, presidenti Aleksandar Vuçiq e quajti të falsifikuar Masakrën e Reçakut ndërsa diplomatin amerikan, William Walker, i cili i tregoi botës për krimet që ndodhën aty gjatë kohës së luftës, e quajti mashtrues.
Deklarata të tilla erdhën edhe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit serb pas dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit Ivan Todosijeviq që e tha të njëjtën derisa ishte në këtë post në qeverinë e kaluar të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.