Armando Sadiku rikthen Malagan te fitorja në Liga2 pas një ecurie të dobët prej tri barazimesh dhe dy humbjesh në pesë takimet e fundit. Sulmuesi kuqezi realizoi dy golat e andaluzëve në fitoren 2-0 përballë Tenerifes në stadium “La Rosaleda”, duke kthyer shpresën e një ecurie pozitive për ekipin vendas.
28-vjeçari, i cili e nisi titullar takimin bashkë me Keidi Baren, realizoi në minutën e 27-të me një goditje të shpejtë brenda zonës, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 76-të, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë sukses Malaga parakalon pikërisht Tenerifen në renditje, duke iu larguan zonës së ftohtë (vendi i 17-të, 20 pikë).
Më këtë dygolësh Sadiku e çon në gjashtë numrin e finalizimeve në këtë sezon në Liga2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.