Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në Varshavë e ka zhvilluar takim edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, të cilin nga afër e ka njoftuar për punën e bërë deri më tash, por edhe për zhvillimet e fundit rreth FFK-së.
Me këtë rast, presidenti Çeferin u shpreh i shqetësuar dhe i habitur si mund të ndodhë kjo në Kosovë dhe si dëmtohet procesi në sport, bën të ditur FFK-ja.
Çeferin në takimin që e patën me të gjithë krerët e federatave tregoi se është i njoftuar nga Ademi për gjithçka që nga fillimi dhe me këtë rast shprehu përkrahjen e fuqishme për presidentin Ademi dhe stafin e tij, duke treguar gatishmëri që t’i mbrojë në rrugën e drejt dhe të vështirë për ta mbajtur futbollin larg njerëzve të politikës dhe grupeve të interesit.
Ai ia tërhoqi vërejtjen Kosovës që të kenë kujdes që ta ruajnë futbollin dhe mos të prishet ëndrra e tyre dhe dëshira e miqve për suksese dhe simpati, derisa theksoi se për UEFA-n është plotësisht e qartë dhe e rregullt zgjedhja e presidentin Ademi për mandat katërvjeçar në krye të FFK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.