Sonte me fillim nga ora 21:30, do të zhvillohet rimeçi më i madh në historinë e boksit profesionist, ai ndërmjet Joshuas dhe Ruizit.
Joshua, që humbi të katër titujt e botës (WBA, WBO, IBF dhe IBO) ndaj meksikanit Ruiz Jr në qershor, sonte do te mundohet ti kthej ato tek brezi i tij, përcjellë Reporteri.net.
Rimeçi do të zhvillohet në stadiumin “Diriyah Arena”, duel ky që pritet të jetë shumë interesant.
Ndërkaq, për gjithë këtë organizim ka folur edhe trajneri i Ruiz, ku tha se ky rimeç është i pabesueshëm, pasi një boksieri i duhet së paku 1 vit që të riaftësohet nga meçi i mëparshëm, ndërsa Ruiz vendos të ndeshet pas 7 muajve.
“Jam i befasuar në fakt që Ruiz e zhvillon këtë luftë kaq shpejtë, një boksieri i duhet pushim së paku një vit, por Ruiz Jr nuk e ka fare këtë problem”, tha tekniku i meksikanit.
/Reporteri.net/